Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov.
“Kultura, edukata janë aktivitetet themelore të ZOO Shkup, dhe qëllimi i saj kryesor është të mbajë, të rritë dhe të prezantojë ekspozita të gjalla dhe t’i bëjë ato të disponueshme për publikun e gjerë. Vendimi personal i drejtorit nuk korrespondon me angazhimet themelore për mbajtjen humane dhe mbarështimin e kafshëve dhe për të njëjtën përgjegjësi duhet të mbajë drejtori, prandaj edhe shkarkohet”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit duke u distancuar nga veprimet individuale të drejtorit.
Shkarkimi i drejtorit në fjalë vjen pas vendimit të këtij të fundit për therrjen e 10 kuajve që ishin në kopshtin zoologjik. /KlanMacedonia/