Sofijanova nuk e pret Qeverinë, deponon dorëheqjen

Sipas burimeve të Klan Maqedoni, drejtoresha Aspazija Sofijanova ka deponuar dorëheqjen e saj nga posti i Klinikës për fëmijë në Shkup.

Dje Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se për 48 orë, pasi të shqyrtohen raportet e revizionit do të ketë vendim, por Sofijanova nuk e priti vendimin e të parit të ekzekutivit.

Disa javë më parë në kronikën e Klan Maqedoni u publikuan dokumente ku shihej se si drejtoresha përfitonte plus pagës duke keqpërdorur ”kujdestarinë”si mjet për të ardhur deri te paga më e madhe mujore. Ku paga e saj shkonte deri në 5.000 euro apo 300.000 denarë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share