Dita botërore e Leukemisë

PACIENTËT PËRBALLEN ME MUNGESË TË ILAÇEVE

Në ditën botërore të leukemisë personat e përfshirë me këtë sëmundje përballen me mungesë të ilaceve të nëvojshme për trajtim të sëmundjes. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se  jenë bërë  përpjekje për parandalimin e këtyre zbrazëtirave, por sipas tij, nuk mund ta shkurtojhen procedurat ligjore të cilat kanë afatet e veta.”

Nga dy shoqata për ndihmë të pacientëve me leukemi kronike mieloide në amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup shënuan 22 shtatori, Dita Botërore e leukemisë kronike mieloide, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe Zoran Ristovski ishte aty i cili për 26 vite përballët me këtë llojë sëmundje dhe u ankua se po përballet me mungesë të ilaceve të nëvojshme për trajtim të sëmundjes së tij.

“Unë i kam kryer të gjitha terapitë për një kohë të gjatë dhe disa kohë më parë kam pasur disa situata jo te mira por ia dolëm me ilaçe dhe pata një përmirësim, gjithçka ishte në rregull por tani për rreth një muaj e gjysmë nuk kam marrë asnjë ilaç, nuk ka ilaçe, duhet ti marr ilavet çdo ditë sepse nëse e ndërpres terapinë ndihem i pafuqishëm” – tha Zoran Ristovski – pacient me leukemi kronike mieloide.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për mungesën e barnave specifike përgjigjet.

“Vazhdimisht po hasim mungesë të barnave për shkak të pranimit të pacientëve të rinj për trajtimin e sëmundjeve të rralla dhe sa i përket procedurës në dy-tre vitet e fundit po ndjekim dinamikën e zhvillimit të numrit të pacientëve. Planifikimi i furnizimit bëhet për 1 vit dhe gjatë futjes së pacientëve të rinj në terapi shpesh mund të ndodhë që periudha njëvjeçare të shkurtohet për shkak të nevojës për një ilaç specific, kjo ka ndodhur gjithmonë, por ne jemi përpjekur t’i parandalojmë këto zbrazëtira, por nuk mund ta shkurtojmë procedurën ligjore e cila ka afatet e veta” – deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe, Leukemia kronike mieloide është sëmundje e ngadaltë progresive e palcës së kockës dhe gjakut, ku një numër i madh i qelizave stematike të gjakut kalojnë tek qelizat e bardha të gjakut, të quajtura granulocite, të cilat janë jonormale ose leucemike. CML shfaqet tek të gjitha grupmoshat, por më shpesh tek mosha e mesme dhe tek të moshuarit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share