Shkaku i mjegullës anulohen dy fluturime në aeroportin e Shkupit

Për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri në orën 15:00 janë anuluar fluturimet e natës mëngjesit nga/ për Beograd dhe fluturimi për Friedrichshafen me “Wizz Air”.

Siç informojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, fluturimi i mëngjesit nga/për Stamboll i “Turkish Airlines” është anuluar, por për sot është paralajmëruar një fluturim shtesë (ora e mbërritjes në 15:20, ora e nisjes në 16:05 nga aeroporti i Shkupit).

Dy fluturimet e linjës ajrore “Wizz Air” (Dortmund dhe Malpensa) janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës.

Fluturimi i Wizz Air nga Lubjana u devijua për në Sofje.

“Të gjitha fluturimet e tjera të rregullta kanë vonesë të caktuar më të shkurtër ose më të gjatë, njoftojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share