Grubi: Populli ka nevojë për Ali Ahmetin, e jo Ali Ahmeti për popullin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në paraqitjen e tij para mediave deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se kurdoherë. Sipas tij këtë e dëshmoi edhe anketa ku BDI paraqet shumicë apsolute përkundër partive tjera shqiptare.

“E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit”, deklaroi Grubi.

Gjithashtu Grubi deklaroi se Ahmeti është kryetar i partisë dhe i vjen shumë mirë se ai do të kandidoj edhe për një mandat për kreun e partisë dhe se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin”, tha Artan Grubi para mediave./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share