Shkaku i alarmeve të rreme për bomba, nxënësit e humbasin mësimin (VIDEO)

MASH: ORËT E HUMBURA DO TË DUHET TË ZËVENDËSOHEN DERI NË FUND TË GJYSMËVJETORIT

Alarmet për bomba kanë zbarzur edhe sot shkollat e mesme të Shkupit. Nxënësit e 15 shkollave të mesme të kryeqytetit janë evakuuar, ndërsa policët kanë bërë kontrollet e duhura.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat e Shkupit, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazhe kërcënuese se në objektet e tyre ka mjete shpërthyese. Pas kontrolleve është konstatuar se alarmet për bomba  janë të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve” – thonë nga MPB.

Pas konstatimit të policisë se në shkollat nuk ka bomba, nXënësit u rikthyen në bankat shkollore. E humbja e orëve mësimore do të duhet të zëvëndësohen deri në fund të gjysmëvjetorit të parë informojnë nga Ministria e arsimit.

”Mësimi në shkollat e mesme të Shkupit ku ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të herëpashershme, e kjo duher rë menaxhohet nga drejtuesit e shkollave, ata kanë për detyrë të gjejnë mekanizma që t’i plotësojnë orët e humbura deri në gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor” – thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Javën e kaluar, përveç shkollave të mesme, të cilat janë kërcënuar me bombë për tre muaj me radhë, raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share