Bllok – tarifat: Sa do të jenë çmimet e rrymës elektrike?

Nga 1 Korriku do të ketë 4 tarifa për rrymën elektrike, që do të vlejnë vetëm në tarifën e lartë, derisa në atë të ulët, që vlen nga 22.00 – 07.00 përcjellë Klan M, si dhe gjatë së dielës, nuk do të ketë bllok-tarifa.

Bllok-Tarifa e parë është deri në 210 kilovat orë të harxhuar në tarifën e lartë për 30 ditë, blloka tarifa e dytë është deri në 630 kilovat, e treta 1.050 kilovat, kurse tarifa e katërt mbi 1.050 kilovat orë. Por, në secilën tarifë, si do të jenë çmimet, KRRE-ja ka njoftuar se pritet çmimorja zyrtare që sot duhet të bëhet publike.

Si do të jetë çmimi i rrymës, varet nga kondicioni I kapaciteteve energjetike – përcjell KlanM, analizën e portalit “Pari”. Tash për tash dihet se EMV-ja përmes tenderit ofroi çmimin e rrymës prej 48 euro për një megavat-orë, për mbulimin e 100% të nevojave të furnizuesit universal “EVN Home”, i cili me rrymë furnizon amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

Ky çmim do të vlejë nga 01 Korriku deri më 31 Dhjetor 2022 dhe është më I lartë për 17% nga çmimi në gjysmën e parë të vitit.

Në krijimin e çmimit të energjisë elektrike, sic njofton KlanM, pjesëmarrje më të madhe me rreth 40% ka prodhimi vendor I rrymës që është nën kompetenca të Elektranave të RMV-së. Në formimin e cmimit përfundimtar hyjnë edhe harxhimet e “EVN Home” dhe “Elektrodistribucioni” – firma të grupacionit “EVN Macedonia”, si dhe kompanitë shtetërore – Operatorët kombëtar të energjisë elektrike (MEMO) dhe Operatori për përçimin e sistemit të rrymës (MEPSO). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share