Shi dhe borë / Ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni

Gjatë ditës së së sotme moti në Maqedoninê e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë e me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore.

Reshjet do të jenë më të shumta në orët e pasdites dhe në mbrëmje, ku për shkak të ftohjes do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta.

Në zonat malore shtresa e borës do të rritet, ndërsa në vendet më të larta do të formohet mbulesë bore, sidomos në pjesët perëndimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Shkup e rrethinë, moti do të jetë me vranësira, ndërsa nga mesdita me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share