SHGM: Parashtresë deri te Këshilli Gjyqësor për gjykatësen Spirovska Paneva për përjashtimin e padrejtë të publikut nga seanca

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka dorëzuar parashtresë në Këshillin Gjyqësor për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatëses Jovanka Spirovska Paneva nga Gjykata Themelore Civile Shkup, për shkelje disiplinore – kryerje joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit gjyqësor. Më 13 tetor u mbajt seanca për procedurën e nisur pas ngritjes së padisë për përcaktimin e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje nga Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë e RMV-së kundër Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues (IRL) dhe kryeredaktore redaktorit Sashka Cvetkovska për storjen e publikuar me titull “Konspiracion kundër ajrit” i publikuar më 16.05.2021.

Pas marrjes në pyetje të palëve, gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva, e cila e udhëhoqi seancën, kërkoi nga gazetarët dhe personat e tjerë të opinionit publik që të largohen nga salla e gjyqit me shpjegim verbal se do të prezantohet prova “përballja e palëve” sepse paraqitja e kësaj prove kërkon përjashtimin për publikun. Kjo procedurë ka penguar edhe monitorimin e seancës, të cilën SHGM e ka prej vitesh si praktikë në rastet kur si palë paraqitet ndonjë punonjës mediatik.

Si një shoqatë që lufton prej vitesh për lirinë e shprehjes dhe për të drejtën e publikut për t’u informuar përmes informacionit të përcjellë nga gazetarët, përjashtimin e tyre nga salla e gjyqit për një çështje që zhvillohet ndaj tyre dhe e nisur nga nivele të larta, zyrtarë, vlerësojmë se vendimi nuk ka absolutisht asnjë justifikim ligjor.

Sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Civile dhe sipas njohurive tona, në seancë nuk është zbuluar sekret zyrtar, afarist apo personal, as nuk është cenuar rendi publik dhe nuk është në kundërshtim me vlerat morale të pranuara përgjithësisht.

Kërkojmë përgjegjësi nga gjykatësja për këtë vendim, dhe nga Këshilli Gjyqësor i RMV-së që të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore sipas provave të paraqitura dhe dispozitave të parapara ligjore kundër gjykatësen Jovanka Spirovska Paneva, dhe të shqiptohet masë disiplinore në pajtim me nenin 78 të Ligjit për Gjykatat e RMV-së.

Theksojmë se gazetarët nuk duhet të trajtohen si e keqe publike sepse nuk funksionojnë në dëm të qytetarëve, por në dobi të tyre.

Ata nuk guxojnë të heshtien pa të drejtën e qasjes në informacion, veçanërisht në rastet kur ata janë pala e paditur për shkak të punës hulumtuese. Veprimet e tilla janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes, e cila bazohet në rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share