Sherr mes kushërinjve, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes dy familjeve në Bathore të Kamzës, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sherri nisi fillimisht mes dy personave. F.L. goditi me mjet prerës kushëririn e tij H.T. Më pas në konflikt u përfshinë edhe familjarë të dy palëve.

Për pasojë mbetën të dëmtuar edhe 3 persona të tjerë; M.L., B.C. dhe një 15-vjeçar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.  /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share