Sherifi: Neglizhenca e ç’regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga qeveria e Kurtit është e papranueshme

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ftuar në emsionin Klan Debat tha se ka dëshmi që qeveria e Kurtit ka qenë neglizhente për të gjitha problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në dallim nga kjo ai tha se Rama ka pranuar kritikat që janë bërë në lidhje me këtë çështje dhe sot ne kemi bashkëpunim me Tiranën zyrtare për zhvillimin e projekteve të ndryshme.

“Unë e kam të dëshmuar se si Kurti ivestimet më të mëdha i dërgon atje ku ka ndikim politik jo në atë komunë ku nuk ka fare ndikim partiako-politik. Gjithashtu Shqipëria ka qenë vite me rradhë neglizhente ndaj Luginës së Preshevës. Unë Ramën e kam edhe mik, por me sa duket vllazëria harrohet kur unë kam pasur probleme me Vucicin. Por Rama e ka pranuar këtë neglizhencë dhe prandaj ka ndryshuar edhe qëndrim ndaj neve, dhe kemi zhvilluar dhe realizuar projekte të cilat vijnë me Shqipërinië konkretisht Tiranën. Rama i ka pranuar kritikat, gjë që është pozitive për dallim kur kritikohet Kurti, më quajnë tradhëtar dhe nuk pranojnë neglizhencat”, tha Arifi.

Gjithashtu profesori universitar Isak Sherifi në Klan Debat u shpreh se kjo neglizhencë ka vazhduar që nga qeveritë e më hershme edhe nga kjo qeveri. Sipas tij është dashur të bëhet korigjim i kufijëve teritorial për hir të gjithë atyre që kanë luftuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pavarsisht spatrimit etnik në ish-Jugosllavi, ka pasur vendime të forta të cilat i kan ndihmuar vendit atje. Ç’regjistrimi i popullit atje është neglizhuar si nga qeveria e atëhershme edhe nga kjo qeveri. Unë kam qenë ithtar i korigjimit të kufijëve vetëm për hir të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanjofcit, për hir të atyre që sakrifikuan shumë dhe për hir të dëshmorëve të UÇPMB-së dhe invalidëve të luftës dhe veteranëve, që kanë sakrifikuar për ta mbajtur simbiozën pavarësisht dhunës që ka ushtruar Sërbia”, tha Sherifi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share