Sot është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, gjendje shëndetësore që prek trurin dhe karakterizohet me aktivitet të tepruar neuronal.
Sipas të dhënave, diku 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje.
Kjo ditë do të shënohet edhe në Kosovë ku Shoqata Kundër Epilepsisë e Kosovës bashkë me Shoqatën e Neurologjisë së Kosovës organizojnë simpoziumin “Epilepsia dhe shtatzënia” në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë.