Si të evitoni dhimbjet e stomakut nga pirja e ujit me vrull në mëngjes

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e ujit me vrull sapo zgjoheni mund të shkaktojë dhimbje të stomakut, veçanërisht tek ata që vuajnë nga gastriti. Ekspertët këshillojnë që uji të pihet ngadalë dhe në gllënka të vogla për të shmangur kontraktimet e papritura të muskujve të stomakut.

Gjithashtu, rekomandohet që uji të jetë në temperaturë ambienti, pasi uji i ftohtë mund të ndikojë negativisht në procesin e tretjes. Këto këshilla janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me probleme të tretjes, të cilët duhet të evitojnë ujin e ftohtë për të parandaluar simptoma si fryrja dhe gazrat.

Pirja e ujit në mënyrë të përshtatshme mund të ndihmojë në mbajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm dhe të balancuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share