Shënohet dita e Iluministëve mbarësllav Shën Kirili dhe Metodi

KOVAÇEVSKI: INTEGRIMET PËRFORCUAN GJUHËN DHE IDENTITETIN, MICKOSKI BËN THIRRJE NË UNIFIKIM NACIONAL

Përmes një sërë aktivitetesh, të organizuara në vend, Maqedonia e Veriut shënoi ditën e iluministëve mbarësllavë, Shën Kirili dhe Metodi.

Manifestimi qendror i organizuar nga Qeveria u mbajt në qytetin e Ohrit, prej ku Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, porositi, me anëtarësimin e vendit në BE, nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas, por përkundrazi gjuha maqedonase është njihet në gjithë botën dhe kjo sipas tij, u konfirmuan edhe me marrëveshjen për FRONTEX-in, marrëveshjen e parë mes Komisionit Evropian dhe vendit, në gjuhën maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Si Qeveri e përgjegjshme ndaj të kaluarës së pasur kulturore dhe historike dhe ndaj popullit të saj, kemi sjell vendimi të vështira, të guximshme shtet – formuese, me të cilat fillimisht i siguruam kufijtë territorial përmes anëtarësimit në NATO, ndërsa më pas i përforcuam dhe mbrojtëm gjuhën dhe identitetin tonë, përmes fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, vitin e kaluar” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, ka bërë thirrje për unifikim të popullit dhe unifikim nacional që, siç theksoi, të mos shantazhohemi më nga askush tjetër.

“Nuk ekziston ofertë për të anijen për në Bashkimin Evropian në pjesë, apo në tërësi. Ka punë, përpjekje, reforma, parime që duhet të përmbushen që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian, të pashfytyruar dhe me dinjitet” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE

Ndërkohë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, duke ui drejtuar për herë të parë opinionit në gjuhën maqedonase.

“Në frymën e shoqërisë multietnike që e ndërtojmë së bashku, ta kujtojmë këtë ditë të rëndësishme, se bashkërisht e ndërmarrin detyrën të ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kujtojmë se, çështja e gjuhës dhe identiteti maqedonase është një ndër arsyet e përkeqësimit të raporteve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria, për çka kjo e fundit edhe i vendosi veto fillimit të negociatave të vendit me BE-në. Pas miratimit të propozimit evropian në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria hoqi veton. Opozita pretendon se me këtë marrëveshje, cenohet identiteti dhe gjuha maqedonase. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share