Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave. Manifestimi qendrore u mbajt në Filharmoninë e Maqedonisë së Shkup. Në këtë ditë nuk munguan urimet nga krerrët e shtetit. Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova duke ururar qytetarët në ktët ditë të veçantë ka kërkuar unitet dhe bashkim duke lënë anash ndasitë.
FB GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA
“Është detyra jonë të lëmë mënjanë ndarjet dhe të bashkohemi rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik. Ne duhet të investojmë të gjitha kapacitetet tona personale dhe institucionale për ta bërë republikën maqedonase një vend të denjë për të jetuar, i cili do t’u japë shanse të barabarta për përparim të gjithë qytetarëve të saj, një republikë që do të kujdeset për më të mirën, përfshirëse për të tjerët, në solidaritet me të pambrojtur dhe të drejtë për të gjithë”.
Kryeministri Hristian Mickoski nuk ka kusyer mesazhet për fuftë kundër krimit dhe korrupsionit.
FB HRISTIAN MICKOSKI
“Duhet të kapërcejmë zhgënjimin që na ka lënë krimi dhe korrupsioni, të cilët sot janë problemet më të rëndësishme kundër të cilave po luftojmë. Le të investojmë çdo atom të forcës sonë në ndërtimin e një të ardhmeje që çdo person e meriton. Këtë herë shteti është në lëvizje dhe ne po ia kthejmë popullit. Le të krijojmë një vend me qytetarë të lumtur dhe një ekonomi të fortë”.
Këtë ditë e kanë uruar edhe nga koalicioni VLEN. Nga ky kërkojnë transparencë, përgjegjsi dhe përkushtimit për të siguruar një të ardhme të ndritur pavarësisht përkatësisë etnike.
KOALICIONI VLEN
Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI. Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore.
Për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë
ALI AHMETI – LIDER I BDI
“33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë. Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e Ohrit. 23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike.
Lideri i LSDM-së Venko Filipçe theskoi se në 33 vitet e fundit athdhe ynë është ndërtuar si shtet i pavarur, sovran, i vendosur për të zënë vendin e tij në skenën evropiane dhe botërore.
VENKO FILIPÇE – LIDER I LSDM-SË
Kjo rrugë nuk ishte e lehtë dhe ishte e mbushur me sfida, por edhe me shumë arritje. Rruga që zgjodhëm tre dekada më parë është një konfirmim i vullnetit tonë kolektiv për dinjitet dhe prosperitet. Në këto tri dekada Maqedonia forcoi institucionet e saj, siguroi pozitën e saj ndërkombëtare dhe krijoi kushte për përparim ekonomik dhe social.
Më 8 shtator të vitit 1991, u mbajt referendum ku mbi 95 përqind e qytetarëve u deklaruan se janë për shtet të pavarur dhe sovran të Maqedonisë. /tvklan.mk