Shembet ngarkesa e kamionit rrugës për në Ohër, lëndohen tre puntorë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur një aksident nga ku kanë mbetur të lënduar 3 persona. Malli i një kamioni është shembur mbi një veturë të parkuar.

“Më datë 01.12.2022, në SPB-Ohër është raportuar se në ora 08:40 në rrugën “15 Korpus” në Ohër, nga një automjet për ngarkesë “Man”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.B.(60. ) nga Ohri ka rënë malli i ngarkuar mbi një me automjet “Shkoda Romster” të parkuar, me targa të Ohrit dhe më pas mbi A.K.(39), U.A.(55) dhe M.N.(50), të gjithë nga Ohri, të punësuar në N.P. “Proakva” , e cila kryente punime ndërtimore në këtë loakcion. Të lënduarit janë dërguar në spitalin “Shën Erasmus” në Ohër, ku është konstatuar se A.K. dhe U.A. kanë pësuar lëndime fizike, ndërsa M.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e aksidentit, ekipet nga SPB-Ohër kanë kryer kontroll”, thonë nga SPB-Ohër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share