A mund të jetë Fatmir Bytyqi kandidat për President?

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin deklaroi se në politikë nuk ka hyrë për funksione, por për të shërbyer.

Bytyqi theksoi se është sfidë e madhe për të bartja e dy funksioneve momentale, si zëvendëskryeministër dhe si nënkryetar i LSDM-së.

Sipas Bytyqit, shoqëria nuk është ende e gatshme për një president shqiptar edhe pse kjo duhet të jetë një tabu që duhet të thyhet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë nuk e mohoj. Kam qenë një prej personave të nominuar, por kam thënë se do të jap përkrahje me gjithë kapacitetin tim për kandidatin që do të fitojë”, tha Bytyqi./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share