Shefi i OBSH-së niset për në Siri

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus njoftoi se është nisur për në Siri.

“Unë jam rrugës për në Siri ku OBSH-ja i mbështet operacionet mjekësore bazë në zonat e goditura nga tërmeti”, shënoi ai në Tuiter.

Sipas “Helmetave të Bardha”, numri i të vdekurve në tërmetin në Sirinë veriperëndimore u rrit në 2.030 viktima, ndërsa 2.950 njerëz janë lënduar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share