Shefi i “Helmetave të Bardha”: OKB-ja duhet t’i kërkojë falje popullit sirian

Grupi i shpëtimit të “Helmetave të Bardha” ka fajësuar Kombet e Bashkuara për reagimin e pasuksesshëm në rajonet nën kontrollin e kryengritësve në Sirinë Veriperëndimore pas tërmetit.

Duke përdorur vite përvojë të fituar gjatë luftës së gjatë të Sirisë, Helmetat e Bardha po udhëheqin përpjekjet e shpëtimit në zonat e kontrolluara nga kryengritësit pa pothuajse asnjë ndihmë nga jashtë.

“KB-ja ka kryer një krim kundër popullit sirian në veriperëndim”, tha kreu i grupit, Raed Saleh, duke theksuar se agjencitë e KB-së nuk kanë ofruar asnjë ndihmë për të mbijetuarit nga tërmeti.

“KB-ja duhet t’i kërkojë falje popullit sirian”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share