SHBA-ja thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë përleshjet

EDHE RUSIA DHE TURQIA U KANE BERE THIRRJE TE DYJA PALEVE TË PËRMBAHEN

SHBA i ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë përleshjet mes tyre.Edhe Rusia dhe Turqia kanë reaguar duke u kërkuar palëve të përmbahen .

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Blinken bëri një deklaratë me shkrim pasi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pas provokimeve të Armenisë nisën përleshjet në kufirin midis dy vendeve.

ANTONY BLINKEN-SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga lajmet e konfliktit në kufirin Armeni-Azerbajxhan, përfshirë sulmet e raportuara ndaj vendbanimeve dhe infrastrukturës civile në Armeni. Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne bëjmë thirrje për përfundim të menjëhershëm të të gjitha konflikteve ushtarake.

Por SHBA-ja nuk ka qënë e vetmja që ka bërë thirrje për uljen e tensioneve mes dy vendeve pasi Rusia u ka kërkuar të dyja vendeve të respektojnë një marrëveshje armëpushimi, duke shprehur shqetësimin e thellë për ripërtëritjen e luftimeve midis dy vendeve.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndërmjetësuar një armëpushim në orët e para të mëngjesit dhe priste që të dyja palët të përmbushnin kushtet e marrëveshjes.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës, të ushtrojnë përmbajtje dhe të respektojnë rreptësisht armëpushimin”.-thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria e jashtme ruse.

Edhe Turqia ka reaguar përmes ministrit të saj të jashtëm Mevlut Cavusoglu .Ai u shpreh se kishte diskutuar me homologun e tij azerbajxhanas për “provokimet armene” në kufiri dhe i bëri thirrje Armenisë që të fokusohet në negociatat e paqes.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share