SHBA-ja sanksionon kompaninë maqedonase ”Sajtroks”

RREZIQET KIBERNETIKE

Kompania “Sajtroks” me seli në Maqedoninë e Veriut, bashkë me katër kompani tjera dhe dy persona fizik është vënë nën sanksione Departamenti për kontroll të mjeteve të huaja pranë Ministrisë së Financave të SHBA-së, për shkak të rolit në zhvillimin e softuesit të spiunazhit “Predator”.

Krahas kompanisë nga RMV-ja, sanksionohen edhe kompania greke “Inteleksa S.A” si dhe kompanitë “Inteleksa Limited” dhe Talestra Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sajtroks Holding”.

Sipas Ministrisë amerikane të Financave, të gjitha kompanitë kanë qenë të lidhur me konzorciumin “Inteleksa” lidhur me zhvillimin, punën dhe distribuimin e teknologjisë komerciale për softies spiunazhi që shfrytëzohet për targetimin e Amerikanëve, sikurse zyrtarë të qeverisë, ekspertë të politikës dhe gazetarë.

“Shpërndarja dhe keqpërdorimi i softuesit komercial të spiunazhit paraqesin rreziqe në rritje për SHBA-të. Aktorët e huaj kanë keqpërdorur një softuer të tillë spiunazhi për të shkelur të drejtat e njeriut dhe të targetojnë disidentët në nivel globa për respresion dhe hakmarrje” – tha Metju Miler, zëdhënës i DASH-it.

Kompania “Sajtroks” më 18 korrik 2023 ishte vënë në listën e entiteteve të Departamentit për tregti, për tregti me cyber-eksploatime, që shfrytëzohen për qasje në sisteme informatike, dukë cënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në gjithë botën. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share