Shaqiri: Po zhvillohet me sukses matura shtetërore

Afro 15.000 nxënës që përfundojnë arsimin e mesëm, këtë të shtunë, hynë në njërën nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi. Risi e këtij viti shkollor ishte se në vend se nëpër klasa, provimet u dhanë në hapësira të mëdhaja të shkollava – nëpër korridore, salla sportive dhe hapësira tjera ku kishte kushte për provimin.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri,  ka vizituar shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë, ku nxënësit e viteve të fundit kanë dhënë pjesën e parë të provimit të maturës për vitin akademik 2023/24.

Ai u uroi maturantëve përfundimin e suksesshëm të arsimit të mesëm me këtë akt, i cili është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit.

“Po zhvillohet me sukses matura shtetërore në të gjithë vendin. Sot nxënësit e kanë testin e gjuhës amtare. Ju dëshiroj suksese të gjithë nxënësve”, shkruajti Shaqiri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share