Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kaloi darka e Bujar Osmanit me Gruevskin!?

Lidhja Europiane për Ndryshim sot përmes një kumtese ka akuzuar BDI-në dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani se po tenton kthimin e Gruevskit në Maqedoni, ku mes tjerash akuzojnë Osmanin për një takim me ish-kryeministrin në Budapest më datë 06.09.2023 në Budapest, përcjellë Klan M.

Ja kumtesa e plotë:

“BDI akoma me mish e me shpirt mundohet që Nikolla Gruevskin ta kthejë në Shkup “pa therë në këmbë”, sepse kthimi i tij nga Budapesti, sipas kësaj partie, do të thotë shumë. Do të thotë shumë, sepse të vetmin shpëtim BDI e sheh pikërisht te kthimi i Gruevskit. Është kjo një ëndërr e BDI-së, por për fatin e tyre të keq, realiteti aktual nuk është ëndërr, por dëshmi që tregon se në Maqedoninë e Veriut kemi përkeqësim të gjendjes në çdo aspekt dhe në çdo sferë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tashmë ka dëshmi se BDI, përmes formave të ndryshme, është në kontakt me Gruevskin, me të cilin shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij, nga i cili do të varej fati i ardhshëm i BDI-së, bashkë me LSDM-në.

Ndaj pyesim publikisht se si kaloi darka e ministrit Bujar Osmani me Gruevskin me 06.09.2023 në Budapest? Çfarë shije pati kjo darkë dhe si do të realizohet kthimi “triumfal” i Gruevskit?“ – thuhet në kumtesën e Lidhjes Europiane për Ndryshim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share