LSM: Të votohet amandamenti për rritjen lineare të pagave

DIMOVSKI: NËSE NUK VOTOHET, REVOLTËN DO TA SHPREHIM NË MËNYRA TË TJERA

14 karrige të zbrazëta për 14 anëtarët e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet.

Lidhja e Sindikatave protestën e radhës e zhvendosi para Kuvendit. Paralajmërojnë se do të kërkojnë dorëheqjen dhe publikimin e emrave të deputetëve që do të votojnë kundër amendamentit për rritjen lineare të pagave prej 2.806 denarë për sektorin publik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po ju dërgoj një mesazh të qartë deputetëve që janë anëtarë të atij komisioni, të cilëve u vendosëm 14 karrige me 8 kartonë të verdhë sepse herën e kaluar nuk e votuan amendamentin e propozuar prej 2.806 denarëve, të ndërgjegjësohen dhe ta votojnë pro” – Darko Dimovski, kryetar i LSM-se.

Nëse kërkesa e tyre nuk merr epilog pozitiv, Sindikalistët paralajmërojnë forma të ndryshme për të shprehur revoltën.

“Nese sot nuk votohet pro, ne do të shprehim forma të reja pakënaqësie, ku do të ketë një delegacion të huaj që është i rëndësishëm për ta, për shembull, që është aktualisht i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit pas propozimit francez, ne punëtorët do të dalim në rrugë dhe do të tregojmë pakënaqësinë tonë. Sepse sot kërkojmë para për bukë, për të paguar faturat dhe për të mbajtur familjet tona.” – Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Ndryshe, greva e përgjithshme në sektorin publik filloi nga 22 qershori me kërkesat për rritje lineare të pagave prej 2806 denarë për të gjithë punëtorët në përputhje me rritjen e pagës minimale, nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe pagesën e K-15. /KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=wkwgXjxoysA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share