Shaqiri: Pas Sellcës vazhdojmë me punimet në shkollat tjera, gjimnazi ‘Sami Frashëri’ Kumanovë do ketë super modern objekt

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në emisionin Ora e Parë tha mes tjerash se pas Sellcë shumë shkolla pritet të vizitohen dhe fillojnë punimet. Ministri ekskluzivisht për Klan Maqedoni tregoi edhe për fillimin e punimeve në gjimnazin Sami Frashëri në Kumanovë.

”Në Sellcë kemi hedhur gurëthemelet, e dini se ka qenë një iniciativë shumë afatgjate e asaj zone dhe këto nuk vijnë se vjen fushata parazgjedhore por janë punime në kontuinitet, tani do vizitojmë edhe shkollën në Jabullçishtë të Poshtëm, dy shkolla në komunën e Dollnenit, tre shkolla në komunën e Dibrës, tre shkolla në komunën e Strugës dy shkolla në Kërçovë, një paralele në Manastir. Pra e shfrytëzoj mundësinë se ka filluar edhe gjimnazi Sami Frashëri në Kumanovë që do jetë super moderne” – tha Jeton Shaqiri. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share