Kovaçevski: “Nuk mbaj takime nën shantazh dhe presion”

MPB: NGA 54 AUTOBUSË TË NQP-SË TË DËRGUAR NË KONTROLL TEKNIK, 14 JO FUNKSIONAL

Nga 54 autobusë të NQP-së Shkup të dërguar në kontroll teknik nga ana e MPB-së, në 14 prej tyre është konstatuar se nuk janë funksional dhe se nuk mund të kryejnë shërbim ndaj qytetareve, njoftuan nga MPB-Shkup

Sipas MPB-së ky numër është nga 01.09.2022 deri më datë 30.11.2022

“Ju njoftojmë se nga Departamenti për siguri të komunikacionit rrugor në SPB Shkup në periudhë nga 01.09.2022 deri më 30.11.2022, 54 autobusë në pronësi të JSP Shkup janë dërguar për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm, ku gjatë kryerjes së kontrollit tek 14 autobusë është konstatuar mosfunksionim teknik dhe janë marrë masa në pajtim me nenin 42 paragrafi 3 dhe paragrafin 4 të Ligjit për automjete, dhe për personin juridik janë paraqitur kërkesa për fillimin e procedurës penale procedurë” – thonë nga MPB.

Për mosplotësim të kushteve për transport publik u akuzuan nga ana e qytetit të Shkupit edhe dy kompanitë private të cilat tash më gati dy muaj vazhdojnë protestën vozitësit e autobusëve privat të kompanive “Makekspres” dhe “Slloboda Prevoz” të qytetin e Shkupit dhe ende nuk ka zgjidhje që të shlyhet borxhi prej 1.5 milion eurove që qyteti i Shkupit ka ndaj këtyre transportuesve privat.

E përderisa vazhdon protesta e transportuesve privat deri tani kryetarja e qytetit te Shkupit Arsovska nuk gjeti kohë të takohet me transportuesit dhe të gjendet zgjidhje, transportuesit kërkuan takim edhe me kryeministrin Kovaçevski por i njëjti në konferencën e sotme për media thksoi se “nuk mban takime nën shantazh dhe presion”.

“Fillimisht ata me një deklaratë me kërcënuan se nëse nuk do të takoheshin me kryeministrin do të radikalizonin protestat, unë jam një person që do të takohem me këdo, por jo nën presion dhe jo me shantazh” – tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministri i RMV-së

Kovaçevski shtoi se gjëja e parë që protestuesit duhet të bëjnë është t’i lirojnë rrugët dhe t’ua kthejnë qytetarëve dhe qytetit të Shkupit që i ka ato rrugë që të funksionojë qyteti.

Ndërkohë protesta vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ndërkaq një ditë më parë transportuesit  paralajmëruan se nëse nuk do të ketë zgjidhje protesta do të radikalizohet. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share