Shaqiri: Çështja e Velesit u zgjidh, mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se është zgjidhur problemi për nxënësit shqiptarë në Veles, dhe se do të vazhdojnë të funksionojnë dy paralelet shqipe.

Çështja e Velesit u zgjidh. Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor.

Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë.
Apeloj deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike.
Pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri?”, tha Jeton Shaqiri,
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share