Shakira dhe Lewis Hamilton argëtohen bashkë në një klub nate

Thashethemet se mes dyshes ka më shumë se miqësi vetëm sa shtohen dita-ditës

Thashethemet për një romancë të mundshme mes Shakirës dhe pilotit të Formula 1 Lewis Hamilton sa vijnë e shtohen. Prania e vazhdueshme e Shakirës në garat e makinave, por edhe argëtimi në një klub nate me 38-vjeçarin në orët e vona të natës vetëm sa konfirmon zërat.

“Ata ishin në një tavolinë VIP së bashku dhe Shakira ishte duke biseduar me Lewisin. Ajo dukej se po kalonte shumë mirë dhe po kërcente pranë tavolinës ku ishte ulur me Lewisin”,-tha një burim për gazetën britanike ‘The Sun’.

Shakira dhe Hamilton janë parë duke darkuar disa herë, duke kaluar ditët e pushimeve si dhe duke u shfaqur së bashku në disa evente. Më herët u përfol se Shakira ishte në një ‘trekëndësh dashurie’ me Lewis dhe aktorin hollivudian Tom Cruise, por shpejt thashethemet për Cruise u hodhën poshtë.

Thashethemet për një lidhje romantike mes Shakirës dhe Hamiltonit qarkulluan menjëherë pasi këngëtarja u nda nga ish-partneri i saj, futbollisti Gerard Piqué, në qershor 2022, pas 11 vitesh lidhje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share