Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona

Këngëtarja Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë në Miami duke lënë pas problemet personale që po e ndjekin. Jo vetëm që ajo është në mes të një ndarjeje të diskutueshme me futbollistin e Barcelonës, Gerard Piqué, dhe betejës ligjore për të marrë kujdestarinë me babanë e fëmijëve të saj, por këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” mund të rrezikojë një dënim deri në 8 vjet burg pasi autoritetet spanjolle e akuzuan atë për mashtrim tatimor.

Barcelona po rezulton të jetë një vend me kujtime të këqija për artisten. Në Miami Beach, ajo ka familjen dhe miqtë e ngushtë që do t’i ofrojnë mbështetjen e nevojshme. Plus, ajo planifikon të jetojë në një rezidencë private buzë detit. Ana Lourdes Martinez e cila punon me vëllain e Shakirës, ​​Antonio në pronat lokale të këngëtares e quan qytetin “strehën” e Shakirës.

“Këtu jetojnë prindërit e saj, këtu jeton vëllai i saj, mbesa dhe nipi gjithashtu. Ajo nuk ka asnjë anëtar të familjes në Spanjë. Është një ambient ndryshe nga Barcelona”.-shprehet ajo.

Largimi nga Barcelona, ku ajo bleu për herë të parë një shtëpi në vitin 2012, do të ndihmonte për t’u larguar nga thashethemet rreth Piqué dhe tradhtive të futbollistit.

Ky i fundit përflitet se ka shkëmbyer mesazhe kompromentuese me femra të tjera, duke përfshirë modelen braziliane Suzy Cortez, dhe thuhet se takohej fshehurazi prej muajsh me Clara Chia Marti, një studente 23-vjeçare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share