45 mije Euro një bilete për koncertin e Adele

Çmimi i lartë i biletave kalon artistet e tjerë si Celine Dion e Elton John

Fansave të Adele, një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dëgjuar në botë do i duhet të kursejnë shumë para për të parë koncertet e saj në Las Vegas sepse me biletat për koncertet e saj në faqet e rishitjes thuhet se kushtojnë rreth 46 mijë Euro.

Sipas The Mirror, personat që do të ulen në rreshtin e parë për koncertin e shumëpritur në “The Colosseum” mund të paguajnë deri në 45 mijë Euro. Biletat më të lira në rreshtat e fundit do t’i kushtojnë fansave më shumë se 670 Euro sipas mediave.

Fituesja e Grammy-t riprogramoi shfaqjet pasi u tërhoq me njoftim 24 orësh në fillim të këtij viti. Gjatë kohës që dolën në shitje, biletat kushtonin nga 73 deri në 590 Paund.

Çmimi i lartë i biletave kalon Celine Dion, Sir Elton John, Sir Rod Stewart dhe J-Lo. Brodie Cooper i firmës amerikane të marketingut PRrppd tha se ata ishin “larg më të lartët në historinë e Las Vegas”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share