Arrestohet shtetasi maqedonas në Kosovë teksa tentoi të shiste 96 mijë dollarë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë gjatë tentimit për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë.

Sektori i hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar maqedonas I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se i dyshuari po shiste 100 dollarë të falsifikuar për 40 euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në aksionin policor janë konfiskuar 960 kartëmonedha prej 100 dollarë amerikanë në vlerë të përgjithshme prej 96.000 dollarë amerikanë, veturë e përdorur në rastin e të raportuarit dhe një telefon celular”, ka thënë Policia e Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share