Sërish thirrje për takim liderësh

MICKOSKI KËRKON TË CAKTOHET DATAT E ZGJEDHJEVE, KOVAÇEVSKI REFUZON

Kreu i VMRO DPMNE-së edhe një herë i bëri thirrje Kryeministrit Kovaçevski që të ulën në takim liderësh për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve.

“Edhe për disa muaj ne do të kemi dy procese zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale, e më pas edhe zgjedhjet parlamentare. Mendoj që mos të ketë asnjë aktivitet edhe pse pas disa muajve kemi zgjedhje është e papërgjegjshme. Kjo me shumë gjasa për herë të parë po ndodh në skenën politike maqedonase. Për këtë shkak unë dola me propozim për  takim liderësh. Të jem më i saktë, kur flas për takim liderësh mendoj në takim liderësh në format ku do të bisedohet për datat e zgjedhjeve sepse mund të hyjmë në krizë kushtetuese dhe proceset të rrjedhin si pasojë e Kushtetutës. Të jem edhe më i saktë, mund të jenë edhe antikushtetues”
– tha Mickoski.


Mickoski konsideron se duhet që shteti të ketë parasysh se ka edhe festa fetare, e nuk guxon data të përputhet me Bajramin apo Pashkët. E Kryeministri thotë se nuk ka nevojë  për takim liderësh sepse ekzistojnë ligjet të cilët saktë i determinojnë datat.

“Sa i përket zgjedhjeve, ato do të mbahet në terminin e përcaktuar nga ligji. Çfarë do të thotë kjo. Ne kemi ligj për zgjedhjen e deputeteve, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe ka ligj. Për gjithçka ka ligj dhe dihen. Më 12 maj duhet të kemi President të ri, më 12 korrik duhet të kemi zgjedhje parlamentare. Të hënën ti votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë do ta shpërbëjmë Kuvendin dhe do të shkojmë në zgjedhje. Ose opsioni i dytë. Të hapim kushtetutën, të hyjnë në qeveri të barabartë me ne, të fillojmë procesin e skriningut, ti hapim kapitujt, ti mbyllim dy kapituj dhe të shkojmë në zgjedhje” 
– tha Kovaçevski.


Sipas Kovaçevskit, nuk është mirë për demokracinë që disa liderë politik të ulën të caktojnë data sepse në këtë mënyrë suspendohen institucionet që e kanë për obligim organizimin e zgjedhjeve dhe zbatimin e ligjit. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share