Sërish tensione mes Moskës dhe Perëndimit, një avion rus shkel hapësirën ajrore të Estonisë

Vazhdojnë tensionet mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s pas incidentit të djeshëm ku një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të kryera nga avionët rusë.

Por sot një tjetër avion rus një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.

Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës. Ky është episodi i fundit i një seri provokimesh ruse që kulmuan ditën e djeshme me ngjarjen e dronit amerikan MQ-9 Reaper në Detin e Zi.

Ngjarja u komentua si një nga përplasjet e para e drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës, por analistet nuk mendojnë se vetëm ky “fërkim” mund të çojë dy fuqitë bërthamore në një konflikt të hapur, që do të shndërronte luftën në Ukrainë në një konflikt global.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share