Serbia tronditet nga vendimi i Nikolla Jokiqit: Shko luaj për amerikanët

Nikolla Jokiq ka vendosur të mos luajë për Serbinë në Kupën e Botës. Ai ka marrë një pushim për veten pas një sezoni të ngarkuar në NBA.

Një prej basketbollistëve më të mirë të stinorit të kaluar në NBA, Nikolla Jokiq, ka vendosur që të mos luajë për Serbinë në Botërorin që fillon në fund të gushtit.

Jokiq vendosi të pushojë pas një sezoni të gjatë në NBA në të cilin u bë kampion i ligës më të fortë në botë për herë të parë në karrierën e tij.

Shumë tifoz serbë janë ‘nxehur’ me Jokiqin për refuzimin e kombëtares.

“Shkoni mjeshtër, luani për Amerikën dhe merrni kuajt me vete”, “Unë jam budalla që ngrihem të të shikoj”, këto janë vetëm disa nga komentet kundër Jokiqit të tifozëve serbë, përcjell sot gazeta kroate Vecernji.

Një vit më parë Jokiq luajti në Kampionatin Evropian, ku Serbia u mposht në mënyrë tronditëse nga Italia në fazën e 1 të 16-ave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share