Banka qendrore e Argjentinës po mendon që të hedhë në treg kartëmonedha me imazhin e Messit

Leo Mesi ka marrë statusin e legjendës në Argjentinë! Ai ishte protagonisti kryesor në fitimin e titullit kampion botëror për herë të tretë nga bardhekaltrit në histori.

Fansat e adhurojnë dhe mendojnë se pa 35-vjeçarin, ky sukses i jashtëzakonshëm nuk do të ishte i mundur.

Por edhe anembanë botës është vlerësua magjia e tij. Fanellat me numrin 10 dhe mbiemrin Messi janë shitur kudo, ndërkohë që postimi i tij në Instagram, me Kupën e Botës, është bërë më i pëlqyeri ndonjëherë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky është një tjetër rekord i ikonës argjentinase, ndër ato që ka vendosur në Katar 2022.

Ndërkohë tani, Banka Qendrore e Argjentinës po mendon që të nxjerrë në treg kartëmonedha me imazhien e Leo Mesit me vlerë 1 mijë Pesos.

Nga argjentinasit, një ide e tillë ka marrë mbështetje të plotë. Në Bankën Qendrore mendojnë se këto kartëmonedha do të kthehen në sende koleksioni të çmuara për qytetarët.

Diçka të ngjashme banka e ka bërë në vitin 1978, kur kombëtarja u shpall kampione e botës për herë të parë. Në treg u hodhën monedha për të festuar këtë arritje të madhe.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share