Serbia mohon se tre policët e kidnapuar të Kosovës po maltretohen

Të mërkurën, brenda territorit të Republikës së Kosovës në pjesën veriore, forca speciale të Serbisë kidnapuan tre zyrtarë policorë të Kosovës.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë mori vendim që t’ua caktojë masën e paraburgimit tre policëve kosovarë.

Sharr Jakupi, shefi i Kabinetit të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, u ankua se atyre nuk po u ofrohet ndihma e nevojshme shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, këto po i mohon drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili këto deklarime i quajti “gënjeshtra”.

“Kur Prishtina e thotë këtë, niset nga vetja, sepse Kurti dhe Prishtina janë ata që keqtrajtojnë serbët e arrestuar. Nuk kemi të bëjmë me maltretime, ne nuk veprojmë kështu, ne jemi një vend serioz, organet tona punojnë në përputhje me ligjin”, tha mes tjerash ai.

Sipas Petkoviqit, të tre ata janë nëpër dhomat e tyre, “kanë ilaçe, për të ngrënë, për të pirë”.

“Nuk mund të them se janë në hotel, por në krahasim me kushtet në të cilat gjenden serbët e arrestuar, duket se janë në hotel… Pra, ndaloni me gënjeshtra, të flisni të pavërteta. Mos kërkoni lirimin e atyre që pushtuan territorin e Serbisë me tyta të gjata, por merruni me serbët që u arrestuan pa bazë. I rrahën, u desh ta mbulonin Llunen që të mos shihej se ishte i lënduar. Kjo është gjendja reale e gjërave”, tha Petkoviqi.

Ndërkaq Jakupi, dje tha se ajo që e bën situatën edhe më të rëndë, është se njëri nga policët ka nevojë për kujdes mjekësor, por që i njëjti është lënë pas dore.

“Për më keq, një oficer, në nevojë të dëshpëruar për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion të pashpjegueshëm që nga ndalimi i tij”, theksoi Sharr Jakupi. /Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share