Serbia frikë nga përshkallëzimi në veri të Kosovës

Brnabic: Jam thellësisht e zhgënjyer me komunitetin ndërkombëtar

Kryeministrja Ana Brnabic duke folur për shërbimet e sigurisë, tha se vlerësohet se situata në veri të Kosovës është sjellë në prag të konfliktit të armatosur. Ajo thotë se është thellësisht e zhgënjyer nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar.

“Brukseli dhe Uashingtoni i dëgjojnë serbët në Kosovë vetëm kur janë në barrikada, por edhe atëherë jo shumë mirë. Ata janë në barrikada sepse kërkojnë të drejtat elementare të njeriut, dhe asgjë më shumë”, është shprehur Ana Brnabic.

Brnabic arsyeton se serbet janë larguar nga institucionet sepse pas më shumë se dhjetë vitesh kanë kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Serbët në Kosovë janë në një situatë të tmerrshme. E kuptoj plotësisht se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk kanë më besim te përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në fund të fundit serbet janë në ato institucione falë asaj marrëveshjeje të Brukselit, Kur Albin Kurti thotë se nuk ka marrëveshje të Brukselit për të, atëherë ai nuk e di saktësisht se cili është problemi që serbët nuk janë në institucione. Kurti emëroi ne institucionet e Prishtinës Nenad Rashiqin, një njeri që mori 0.17 për qind të votave në zgjedhje. Ne nuk kishim një reagim adekuat nga Brukseli, por vetëm sa u bëri thirrje të dyja palëve për qetësi”, është shprehur Aba Brnabic.

Brnabic fajësoi Kurtin se ka shkelur zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit me aplikimin për anëtarësim në BE.

Klan News

Lexo gjithashtu

Sulmohet Albin Kurti

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryetari i PSD-së,…
Më tepër
Total
0
Share