Dyshime për më shume viktima nga grupi serb që vrau policin Bunjaku. Svelca: Të lidhur me Vuçiç

Policia e Kosovës ka treguar për mediat arsenalin e armëve dhe municionit që sekuestroi pas operacionit të së dielës në Banjskë. Gazetarja e Tv Klan, Blerta Dalloshi Berisha njoftoi se sulmuesit serbë kanë qenë të pajisur edhe me një autoblindë. Ndërsa në disa makina shkruan KFOR.

“Ajo që mund të them është që është gjetur edhe një trup i pajetë i sulmuesve që është vrarë dje. Numri i të vrarëve mbetet 3. Dje policia ka konfirmuar që janë 3 persona të vrarë, por ka pasur vetëm 2 trupa të pajetë. Sot është gjetur edhe trupi i 3 i pajetë. Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se përveç dy të plagosurve të arrestuar nga policia, 6 prej tyre janë në spitalet e Serbisë. Sipas autoriteteve rreth 30 persona të mirëorgnaozuar kanë qenë në manastir”, tha gazetarja.

Autoritetet kosovare dyshojnë se disa prej sulmuesve mund të jenë ende brenda territorit të Kosovës, ndërsa ata që janë larguar kanë ikur duke shfrytëzuar terrenin. Aksioni i policisë së Kosovës, po vijon edhe sot.

“Njësitë profesionale të organizuara dhe të mbështetura politikisht, financiarisht dhe logjistikisht nga Serbia. Ata individidë përveç aftësive dhe armatimit që kanë poseduar kanë pasur dhe mjete të rënda si autoblindë dhe mjete metë cilat janë zhvilluar operacionin e tyre.

Në shkëmbimin e zjarreve kanë mbetur së paku tre të vrarë nga ta ndërsa janë arrestuar dy të tjerë. 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spital dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’ia dorëzojnë menjëherë autoriteteve të Kosovës që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste”, tha ministri Sveçla./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share