“MJAFT JEMI TË NDARË – KOHA TË BASHKOHEMI”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka paralajmëruar javë të vështira kurse për Kosovën do të bisedojë me Presidentin francez Emanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Olaf Sholc. Ai sërish bëri thirrje për dialog në Serbi, njofton KlanM.
Presidenti i Serbisë, pas dorëheqjes nga partia e tij SNS, edhe një herë i ka ftuar për dialog, sic thotë, të gjithë përgjegjësit në shoqëri.
Ai përmes një video-mesazhi në Instagram, siç përcjell KlanM, ka theksuar se dialogu duhet të ofrojë stabilitet dhe progress të vendit.
“Kishte shumë gjëra që na ndanë javët e kaluara. Koha është të bashkohemi dhe bashkë t`i zgjidhim problemet. Për këtë shkak edhe një herë i thërras për bisedime të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, që me dialog t`i ofrojmë shansin stabilitetit dhe progresit të vendit”, tha Aleksandar Vuçiq.
Kjo thirrje e Presidentit Vuçiq vjen pas protestës së radhës të qytetarëve serbë, që nisën pas dy vrasjeve masive në Serbi.
Për këtë shkak janë organizuar katër protesta, që sipas mediave pro-qeveritare serbe, organizohen nga opozita.
Presidenti serb, siç njofton KlanM, gjatë fjalimit në mitingun e partisë së tij, tha se nuk do të pranojë qeveri kalimtare dhe se besimi i qytetarëve duhet të fitohet në zgjedhje./KlanMacedonia/