Prishtinë-Beograd: Këtë muaj takimi i radhës i nivelit të lartë

PRITET NËNSHKRIMI I DEKLARATËS SË PËRBASHKËT PËR PERSONAT E PAGJETUR

Gjatë këtij muaji do të zhvillohet edhe një takim tjetër i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryemninistri e ka konfimuar takimin për këtë muaj në të cilën pritet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për cështjen e personave të pagjetur, të zhdukur me dhunë gjatë periudhës së luftës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pikërisht termonologjia e këtyre është temë debati ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Serbia pretendon se e ka shmangur termin që është pjesë e konventave ndërkombëtare ndërsa Kosova insiston në të.

Për takimin që ka zhvilluar dy ditë më parë në Bruksel me kryenegociatorin Petkoviq zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë.

Ai tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share