VUÇIQ: DO TË KETË NGJARJE INTERESANTE DERI NË FUND TË MAJIT
Ministria e Brendshme e Serbisë u ka bërë thirrje qytetarëve që në stacionin më të afërt të policisë, deri më 8 Qershor, të dorëzojnë armët e paregjistruara, njofton KlanM.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për Televizionin publik të Serbisë tha se qytetarët kanë mundësi që vullnetarisht të dorëzojnë armët, kurse pas afatit do të përballen me dënime të rënda.
“Nëse nuk doni që për shkak të mbajtjes së paautorizuar të plumbave të dënoheni me 5, 10 apo 15 vite burg, dorëzoni armët. Do të jetë një vendim I gabuar nëse nuk e bëni këtë” – tha Vuçiq.
Dje, sic percjell KlanM, mediat serbe që konsiderohen të afërta me pushtetin, njoftuan se Presidenti Vuçiq mund të bëjë publike një vendim të rëndësishëm – se Qeveria serbe ose ai si president mund të dorëhiqen dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Vuçiq për RTS tha se deri në fund të muajit do të ndërmerren hapa të caktuara politike.
“Do të ketë ngjarje interesante në vend deri në fund të majit. Në radhë të parë patjetër të sigurojmë stabilitetin e vendit” – tha Vuçiq.
Nga ana tjetër, sic percjell KlanM, sot ka nis procesi mësimor nëpër shkolla, por jo edhe në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” të Beogradit, aty ku ndodhi masakra. Prindërit refuzojnë t`i dërgojnë fëmijët në këtë shkollë, deri në rikonstrumin e objektit.
Nga sot patrulla policore janë shpërndarë afër shkollave në Serbi, kurse prezencë e shtuar e policisë ka në gjitha vendet publike ku grumbullohen më shumë njerëz.
Ndërkohë, vazhdojnë aksionet e policisë serbe.
Në Beograd, policia arrestoi një 56-vjeçar, I cili kishte thirrur policinë, duke kërkuar të dërgohet një patrullë policore që t`i ndihmojë, në të kundërtën do të kryejë “masakër.
MPB-ja e Serbisë, sic njofton KlanM, ngriti nismën për dorëzimin e armëve të jashtëligjshme, pas dy vrasjeve masive që ndodhën në këtë vend, ku u vranë 17 persona dhe mbi 20 tjerë u plagosën. /KlanMacedonia/