Serbi: Nga nesër patrulla policore afër çdo shkolle!

PREZENCA TË SHTUAR POLICORE EDHE NË VENDE PUBLIKE

Nga e hëna, patrulla policore do të jenë afër cdo shkolle në Serbi, kurse prezencë e shtuar e policisë do të ketë në të gjitha vendet publike ku grumbullohen më shumë njerëz, njofton KlanM.

Kjo është një nga masat që paralajmërohen nga autoritetet serbe, pas dy masakrave të përgjakshme që ndodhën në një shkollë fillore të Beogradit dhe në qytetin Mladenovac.

Prani të shtuar policore, sic percjell KlanM, do të ketë edhe nëpër qendrat tregtare, parqet dhe sheshet – tha për Tv Pink të Serbisë, Sekretari Shtetëror në MPB-në e Serbisë, Danilo Stevandiq.

“Do të përpiqemi që në afat sa më të shkurtër të rrisim numrin e policëve që do të jenë nëpër shkolla. Nga nesër në mëngjes do të kemi patrulla policore para cdo shkolle, gjatë mbërritjes së nxënësve , gjatë ndërrimeve dhe orëve të pasditës. Prani e shtuar e policisë do të ketë edhe në vendet publike, në qendrat tregtare, parqe dhe sheshe” – tha Danilo Stevandiq, MPB e Serbisë.

Në Serbi është dita e tretë e zisë kombëtare për shkak të dy tragjedive. Qytetarët gjithandej Serbisë nderojnë viktimat e dy masakrave. Në fshatin Dubona të Mladenovcit, sic percjell KlanM, janë varrosur tri viktima, kurse në varrezat e Beogradit dje u varrosën katër nxënësit dhe roja e sigurisë që humbën jetën në shkollën fillore. Ndërkohë në Orashje u varrosën pesë të rinjtë – viktima të masakrës së dytë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share