Kurti: Epopeja e UÇK-së ka dhënë hovin vendimtar për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dha hovin vendimtar për çlirimin dhe lirimin e vendit.

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se Kosova ka ndërtuar institucione demokratike dhe ka bërë zhvillime ekonomike, gjithnjë pa harruar se kujt i ka borxh këtë liri.

“Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e UÇK-së, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirimin e vendit tonë. Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomike pa e harruar se kujt ia kemi borxh këtë liri, e këtë mundësi që të ecim përpara”, deklaroi Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njëherit, Kurti rikujtoi kur para 25 viteve tre breza të Jasharajve luftuan për tre ditë rresht në Prekaz, e ku me mijëra forca të Serbisë kishin rrethuar kullën dhe shtëpinë e tyre.

“Të udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari ranë heroikisht gjithsej 59 veta”, shtoi tutje Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share