Serbi: Grevë nëpër shkolla – të ndalet promovimi i dhunës!

Foto: Nikola Tomić, Shutterstock/Roman Bodnarchuk,
Foto: Nikola Tomić,

SERBIA NË SHOK PAS MASAKRËS

Dy fëmijë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike shëndetësore pas masakrës së djeshme në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, të kryer nga një 14 vjecar, I cili vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë. Situata e pesë të lënduarve tjerë është stabile, njofton KlanM.

Sot mësimi nëpër shkollat e Serbisë ka nis me një minutë heshtje për të nderuar viktimat. Sipas mediave serbe, të premten më 5 Maj mësimi nuk do të zhvillohet, sic percjell KlanM, duke marrë parasysh se sindikatat e arsimit, të shqetësuar për sigurinë, kanë paralajmëruar grevë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sindikatat kërkojnë vendosjen urgjente të detektorëve të metalit në hyrje të shkollave fillore dhe të mesme, angazhimin e domosdoshëm të sigurimit profesional dhe organizim më të mirë të policëve shkollor.

Mbrëmë dhe sot, sic njofton KlanM, me mijëra qytetarë të Beogradin ishin tubuar para shkollës ku ndodhi tragjedia dhe kanë ndezur qirinj në nderim të viktimave.

Ndryshe të gjithë nxënësit e vrarë janë të lindur mes viteve 2009 dhe 2011. Viktimat, sic njofton KlanM, janë shtatë vajza dhe një djalë, në mesin e të cilëve edhe një shtetase franceze, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Serbisë.

Policia serbe dje ka arrestuar babain e 14-vjecarit dhe I ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve, derisa Prokuroria e Lartë në Beograd njoftoi se nuk mund të ketë përgjegjësi penale përt shkak se ende nuk I ka mbushur 14 vjec. Gjithashtu, nuk ka bazë ligjore për ta dëbuar nga shhkolla, por vetëm mund të zhvendoset në shkollë tjetër.

Avokatja e sulmuesit, ka theksuar se 14-vjecari është transferuar në Qendrën për punë sociale, kurse pas bisedave me psikologun dhe psikiatrin do të dihen hapat e mëtejshme.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, në një shkollë fillore në Obrenovac të Serbisë, një nxënës I mitur, pas nderimit me një minut heshtje për viktimat, ka nxjerrë celuluarin dhe ka nis të simulojë tragjedinë e një dite më parë. Xhirimi është publikuar në Tik-Tok me komentin “A është reale se cfarë janë duke bërë këta fëmijë në ditën e sotme”.

Mediat serbe njoftojnë se policia ka arrestuar babain e nxënësit.

Në Serbi nga të Premten deri të Dielën është shpallur ditë zie kombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share