Serbi, do të ketë përsëritje të votimeve në 28 qendra

Pozita kërkon hetim ndërkombëtar për blerjen e votave

Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rivotimin për zgjedhjen e deputetëve të rinj në 28 qendra në Serbi më datë 30 Dhjetor të këtij viti. Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare e bashkiake dhe për këtë u ka shkruar institucioneve evropiane duke ju kërkuar që të mos i njohin rezultatet e 17 Dhjetorit.

Ata kërkojnë një hetim të plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë në zgjedhjet për Beogradin.

Si shembuj të abuzimeve ata përmendin faktin se kanë prova të qarta të blerjes së votave, të cilat përfshijnë edhe regjistrime audio si dhe të fallsifikimit të listave të zgjedhësve.

Po ashtu përmendet edhe presioni i paligjshëm mbi punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe përfituesit e ndihmës sociale që ose të fotografojnë fletën e votimit dhe kartën e tyre të identitetit.

Vete Presidenti Vuçiç hodhi poshtë ato që ai quajti spekulime për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se ato ishin zgjedhjet më të pastra dhe më të drejta të realizuara deri tani në Serbi.

Partia e tij Progresive Serbe ka arritur një rezultat pothuajse të pabesueshëm, pasi pas 11 vitesh në pushtet arriti të marrë 47 për qind të votave. Ai ka theksuar se respekton afro 900 mijë votat që ka marrë opozita, por ata duhet qe të respektojnë edhe 1.8 milionë votat që ka marrë mazhoranca aktuale në pushtet. Vuçiç konfirmoi faktin se e kanë uruar për fitoren elektorale lideret nga të gjitha vendet e BE-së nga rajoni, përveç nga Kroacia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share