Serbët dorëzojnë armët pa leje

Partitë kryesore opozitare serbe protestuan kundër dhunës pas masakrave që lanë disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Serbët po dorëzojnë armët. Vendimi që u mor pas dy masakrave që tronditën Serbinë në fillim të këtij muaji detyron serbët që t’i dorezojne ato deri më 8 Qershor.

Partitë kryesore opozitare të Serbisë protestuan kundër dhunës si reagim ndaj dy të shtënave masive të cilat kanë tronditur vendin. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në dy protesta në Beograd si dhe në qytete të tjera anembanë vendit. Ata marshuan nën flamurin “Serbia kundër dhunës” dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund asaj që shihet si një kulturë dhune.

Por ka një çështje për të cilën si protestuesit ashtu edhe autoritetet duket se bien dakord: kontrolli i armëve. Ekspertët shprehen se numri i armëve të paligjshme po zvogëlohet madje disa armë që nga Lufta e Dytë Botërore janë dorëzuar. Frika më e madhe e protestuesve është se në vend po rritet retorika e dhunës por kjo nuk pritet të jetë aq e rrezikshme sa nivelet e dhunës që shihen në SHBA.

Në vitin 2018, Small Arms Survey me bazë në Zvicër e renditi Serbinë të tretën në botë për numrin e armëve, me 39 armë për 100 persona. Vendosja e më shumë forca policore në shkolla, ashpërsim i kodit penal për armëmbajtjen pa leje, janë disa nga masat që janë ndërmarrë në Serbi pas tragjedive të fundit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share