KOVAÇEVSKI: DO TË MARR VENDIME PËR TË RRITUR STANDARDIN E QYTETARËVE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së – tha Senatori amerikan Kris Marfi pas takimit me Kryeministrin Kovaçevski.
Sipas zyrtarit amerikan, sic njofton KlanM, para Maqedonisë së Veriut janë vendimet e vështira por edhe të guximshme.
“Jam këtu për të siguruar se SHBA-të dërgojnë mesazh të fuqishëm tek partnerët në Kuvend se ju mbështesim në vendimin për euroinetgrimet dhe ju bëjmë thirrje që t`i ndërmerrni hapat e domosdoshëm. E di se rruga drejt BE-së ka qenë e gjatë dhe shumica shtrojnë pyetjen nëse BE-ja është mundësia më e mirë. BE-ja është mundësia më e mirë. Ndryshimet kushtetuese, respektivisht ndryshimet teknike në Kushtetutë janë mundësi e qartë për RMV-në që t`i bashkangjitet BE-së” – tha Kris Marfi, senator amerikan.
Kryeministri Kovaçevski u shpreh se gjatë rrugës kur duhet të merren vendimet kyçe për të ardhmen e vendit, Shkupi ka mbështetjen e Uashingtonit.
Ai, sic njofton KlanM, miratimin e vendimeve të vështira i arsyetoi me qëllimin që qytetarët të kenë standard më të lartë.
“Ne duhet t`u sigurojmë qytetarëve të jetojnë në vend anëtar të BE-së. Jemi vendi që kemi dalë nga ish-Jugosllavia. Në atë kohë kishim standard më të madh se Çekia, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe nga të gjitha vendet që u bënë anëtare. Unë do t`i marr vendimet me qëllim që qytetarët sërish të kenë standard të lartë” – tha Kovaçevski.
Senatori amerikan Kris Marfi është takuar edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njofton KlanM.
Në takim është biseduar për raportet dypalëshe Maqedoni e Veriut – SHBA, për situatën në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus në Ukrainë si dhe për aspiratat e vednit për anëtarësim në BE. /KlanMacedonia/