Tetovë: ECONLIT 2023 – Konferencë për edukimin ekonomik

Në organizim të Institutit Alternativa Liberale dhe Iniciativës për ripërtrirje ekonomike nga SHBA-ja, siç njofton KlanM, në Tetovë nisi konferenca për edukimin ekonomik dhe arsimor “EconLit 2023”. Qëllimi i konferencës është promovimi kuptimit më të madh të koncepteve ekonomike dhe ta mbështesë zhvillimin e intervenimeve efektive për arsimim ekonomik në RMV.

“Ideja e projektit është të rritet edukimi nga perspektiva ekonomike jo vetëm për ata të fushës së ekonomisë, por për të gjithë. Konferenca e sotme ka tre target-grupe, institucionet publike, sektori akademik dhe bizneset” – ka deklaruar Orhan Ceka nga Instituti Alternativa Liberale.

Ministri Bekteshi, siç percjell KlanM, ka deklaruar se tema është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh sfidat me të cilat aktualisht përballet vendi, Evropa por edhe në nivel global.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Qeveria do të mbështesë nisma të këtilla me qëllim të informimit të opinionit publik, për të ruajtur standardin e tyre jetësor, por edhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Padyshim se edhe partnerët tanë strategjik ndihmojnë me qëllim që këto tema të jenë prioritare për vendin. Dua që në moment të krizës, bashkë të kontribuojmë për masa më mirë të dizjanuara nga Qeveria që nuk do të jenë vetëm të Qeverisë, por gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, siç njofton KlanM, shprehet se bëhet fjalë për një konferencë të rëndësishme në pjesën e ndryshimit të strukturës ekonomike, ambientit ekonomik, biznesit, për shkak se ndryshimet kërkojnë harmonizimin e sistemit të arsimit ose të edukimit ekonomik.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qytetarët duhet të edukohen për të paguar taksat, Bexheti tha se kjo fillimisht duhet të bëhet rreth krijimit të të ardhurave.

“Para se t`i edukojmë për taksa, t`i edukojmë si të gjenerojnë biznese dhe të ardhura. Jo të nisim nga taksat. Si të edukojmë dikend si obligues tatimor, para se të bëhet I tillë ai duhet të jetë biznesmen, duhet të realizojë të ardhura. Ne jemi mësuar t`i shohim qytetarët si obligues tatimor. Komunat le t`i mbledhin taksat. Pyetni Komunat se sa i mbledhin taksat e tyre e më pas bërtasin, se pak marrin nga pushteti qendror. Kush I ndalon, ligji ua jep atë mundësi. Cila Komunë e ka bërë këtë, për shkak se ka çmim politik. Duan që çmimin politik ta dëgojnë në pushtetin qendror, kure këta poshtë vetëm të ankohen, për shkak se nuk mund të mbledhin tatime”, ka deklaruar Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share