Selmani: Kjo garë mes dy poleve është më shumë një garë për t’i mbushur qendrat e takimeve me njerëz

Profesori universitar Bashkim Selamni për Klan Debat, sa u përket kandidatëve të listave për deaputetë, si nga opozita dhe pozita, tha që ka filluar një garë e fortë mes dy blloqeve por ku synimi kryesorë nuk është tangimi i qytetarëve dhe dedektimi i problemeve reale të qytetarëve por vetëm sinjalizimi i disa synimeve joreale.

“Nëse e shikoj personalisht, gara e parë që shihet mes dy taboreve që e kanë filluar një garë të zhurmshme, një garë për t’i mbushur qendrat e takimeve me njerëz, ku më mirë do të ishte të mbushnin buxhetin e shtetit. Nuk e di se kush i paguan harxhimet që kanë sepse janë shumë të larta, dhe të dyja janpin sinjale ku synimet nuk janë reale, të dyja nuk i kanë diktuar problemet reale të qytetarëve. Në qoftë se qytaetarët kanë të drejtë të lëvizin por nuk kanë të drejta materiale, atëherë kjo e drejtë nuk gëzohet. Nuk shoh elemente se si do të dilet nga kjo krizë ekonomike sepse, nuk ka strategji që tangohen qytetarët në Maqedoni”, tha Selmani./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share