Mickoski: Duhet të ndihmojmë qytetarët dhe Maqedoninë të tregojmë shtetësi dhe jo të mbledhim pikë politike

Në Qeverinë e RMV-së ka filluar takimi në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit  dhe ekipit qeveritar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ekipin e tij. Para Takimit kreu i VMRO-së Mickoski tha se në këto momente të vështira është e nevojshme të ndihmojmë qytetarët dhe Maqedoninë dhe është momenti kur duhet të tregojmë shtetësi dhe jo të mbledhim pikë politike.

Vetë fakti që sot janë zgjuar vetëm 500 familje me radiatorë të ngrohtë është dëshmi e mjaftueshme që puna nuk është shkëlqyese, do të thosha se puna është katastrofike. Vlerësojmë se si VMRO-DPMNE në këto momente të vështira duhet të ndihmojmë. Ne kemi dy javë që e bëjmë këtë, kemi biseduar me odat, kemi biseduar edhe me biznesin, normalisht komunikojmë me qytetarët në baza ditore. Kemi kërkuar edhe një takim zyrtar.

Së fundi, nuk e di nëse ishte për kotësi apo për arsye të tjera, dje morëm një përgjigje të konfirmuar nga Kovaçevski se do të gjejë kohë të na presë për të dëgjuar propozimet tona, konceptin tonë i cili vlen jo vetëm për këtë vjeshtë dhe dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Pra, vlerësojmë se në këto momente të vështira është e nevojshme të ndihmojmë qytetarët dhe Maqedoninë dhe është momenti kur duhet të tregojmë shtetësi dhe jo të mbledhim pikë politike./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share